Osmani dekoroi post mortem me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin

Aktuale

Osmani dekoroi post mortem me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 12:58
Foto nga takimi

Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të presidentes Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar një ceremoni për dorëzimin e Urdhrit Presidencial për kryetaren e ndjerë të Senatit Belg, Anne Marie Lizin.

Me këtë rast, Osmani ia ka dorëzuar Urdhrin e Pavarësisë (post mortem) bashkëshortit të zonjës Lizin.

Në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë, Presidentja Osmani ka theksuar se kjo është vetëm një dëshmi e angazhimit të saj të palëkundur ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Kontributet e jashtëzakonshme të Anne Marine Lizin kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kombin tonë dhe përkushtimi i saj ndaj popullit tonë nuk do të harrohet kurrë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

“Ndonëse ajo nuk është më me ne, shpirti dhe puna e saj vazhdojnë të na frymëzojnë ndërsa ndërtojmë një Kosovë më të fortë”, potencoi Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat