Mjegulla e moti i keq më nuk do të jenë shkak për anulimin e fluturimeve

Aktuale

Mjegulla e moti i keq më nuk do të jenë shkak për anulimin e fluturimeve

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot ka vizituar Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror pranë aeroportit në Sllatinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se nuk do të ketë më anulime të fluturimeve për shkak të motit të keq apo mjegullës.

“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B.

Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori”, ka shkruar Aliu krahas fotografive të publikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat