Krasniqi kthehet pas në kohë, i dhuron Hovenierit fotografinë e përbashkët të 2010-s

Aktuale

Krasniqi kthehet pas në kohë, i dhuron Hovenierit fotografinë e përbashkët të 2010-s

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 13:19
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Krasniqi i shprehi mirënjohje për kontributin e dhënë në situata sfidues për Kosovën, shkruan IndeksOnline.

Ai i dha Hovenierit një fotografi të përbashkët të shkrepur në vitin 2010.

“Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!”, shkroi Krasniqi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pata nderin të pres në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – mikun tonë të çmuar, Jeffrey Hovenier.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorit Hovenier i shpreha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovën. Me këtë rast, ia dhurova fotografinë tonë të përbashkët nga takimi ikonik i vitit 2010, si pjesë e delegacioneve të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënpresidentit Joe Biden.

Po ashtu, ia dhurova edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për ta falënderuar për angazhimin e tij të palodhur në avancimin e interesave të përbashkëta mes shteteve tona.

Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat