Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, i është refuzuar kërkesa për të vizituar Preshevën, kështu ka njoftuar politikani shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi.
Mustafi e ka quajtur këtë veprim një përpjekje të Serbisë për të izoluar shqiptarët.
Ai ka theksuar se, megjithatë, Lugina e Preshevës do të vazhdojë të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Kosova.
“Refuzimi për vizitën e Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë është një tjetër përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për të ndërprerë shkëmbimin kulturor mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Por askush nuk mund ta ndalë frymën e bashkëpunimit dhe të solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Izolimi dhe pengesat nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore. Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të kenë gjithmonë mbështetjen edhe të Kosovës”, ka shkruar Mustafi në Facebook.