Kosova ka 1. 602.515 banorë, ASK tregon për dëmet nga lufta në njerëz dhe ekonomi

Aktuale

Kosova ka 1. 602.515 banorë, ASK tregon për dëmet nga lufta në njerëz dhe ekonomi

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024). Sipas ASK-së, Kosova ka 1 milion e 602 mijë e 515 banorë. Numër ky që ka shënuar rënie krahasuar me regjistrimin e popullsisë të vitit 2011. Në atë vit Kosova kishte 1 milion e 739 mijë e 825 banorë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024). Sipas ASK-së, Kosova ka 1 milion e 602 mijë e 515 banorë. Numër ky që ka shënuar rënie krahasuar me regjistrimin e popullsisë të vitit 2011. Në atë vit Kosova kishte 1 milion e 739 mijë e 825 banorë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati theksoi se sa i përket regjistrimit popullsisë në pjesën veriore, shumica dërmuese kanë bojkotuar procesin për shkak ndikimit politik. Megjithatë, shton se në bazë të vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtar jetojnë rreth 24 mijë, numër ky që është përfshirë në shifrat e regjistrimit të popullsisë.

Kastrati: Në pjesën veriore të Kosovës jetojnë rreth 24 mijë banorë, i janë bashkëngjit kësaj pjese të regjistruar

“Kemi filluar fushatë sensibilizuese dhe informuar gjitha komunitetet në Kosovë për regjistrim të popullsisë, një pjesë e komunitetit serb në veri nuk është regjistruar, mbi 6 mijë qytetarë janë regjistruar, por shumica nuk mori pjesë, dhe diskutuam me ekspertët ndërkombëtar dhe bazën e vlerësimit të popullsisë për komunitetin serb në atë pjesë e kanë bërë më shumë ekspertët ndërkombëtar. Dhe kemi ardhur në përfundim se në pjesën veriore të Kosovës jetojnë rreth 24 mijë banorë atje dhe janë bashkëngjit kësaj pjese që ka qenë e regjistruar. Andaj, ishte ai numri mbi 1 milion e 602 mijë”, ka shtuar Kastrati.

Kastrati në këtë prezantim ka treguar edhe për dëmet e luftës së fundit. Ai tha se në bazë të rezultateve gjithsej ekonomi të prekura 154 mijë e 272, ndërsa dëmet në ekonomi familjare është vlerësuar mbi 5 miliardë euro.

Sa i përket dëmeve të luftës, Kastrati vlerëson se ka një nën raportim, pasi siç tha ai, jo të gjithë njerëzit që janë ballafaquar gjatë regjistrimit nuk kanë qenë prezent, një pjesë e tyre ka mundur të lëviz jashtë Kosovës.

Kastrati: Dëmet në ekonomi familjare është vlerësuar mbi 5 miliaradë euro

“Këto të dhëna do t’i shërbejnë institucioneve të ndryshme, sidomos Institutit për krime të luftës, por janë vetëm një pasqyrë për gjendjen çfarë është raportuar gjatë regjistrimit të popullsisë. Për këto të dhëna ASK vlerëson se ka një nën raportim, sepse jo të gjithë njerëzit që janë ballafaquar gjatë regjistrimit nuk kanë qenë prezent, një pjesë e tyre ka mundur të lëviz jashtë Kosovës. Në bazë të rezultateve gjithsej ekonomi të prekura 154 mijë e 272, dëmet në ekonomi familjare është vlerësuar mbi 5 miliardë euro. Dëmet e luftës në njerëz, të vrarë 11 mijë e 417, të zhdukur 1 mijë e 47, të plagosur 5 mijë e 682, të burgosur 3 mijë e 312, dhe të tjera për torturë, dhunë pasoja psikologjike etj është 193 mijë e 765”, tha Kastrati.

Sa i përket numrit të diasporës të regjistruar, ai tha se procesi është duke vazhduar, mirëpo sipas tij, deri tani nga diaspora janë regjistruar rreth 550 mijë qytetarë.

Regjistrimi i popullsisë kishte filluar më 5 prill dhe ka përfunduar me 24 maj 2024.

Regjistrimi i popullsisë është një proces i numërimit të gjithë banorëve dhe mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera për secilin person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat