Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka paralajmëruar digjitalizimin e 100 shërbimeve të reja gjatë vitit 2025.
Bislimi gjatë prezantimit të Programit për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative 2025-2028, tha se reforma e administratës publike në Kosovë është hap thelbësor për zhvillim ekonomik.
Sipas tij, synim është ndërtimi i një administrate publike të përgjegjshme dhe transparente.
Miratimi i këtij programi u mirëprit edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde.