Aktakuzë për krime lufte ndaj shqiptarëve

Aktuale

Aktakuzë për krime lufte ndaj shqiptarëve

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamentin Special ndaj të pandehurit Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krim i luftës kundër popullsisë civile.

Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë.

Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë së i pandehuri është në arrati.

Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kryesit e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat