Haradinaj takohet me Hovenerin: Mik e partner i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën

Aktuale

Haradinaj takohet me Hovenerin: Mik e partner i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 15:51
Ramush Haradinaj dhe Jeff Hovenier

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai tha se I pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës, ka qenë miku i madh dhe aleati i Kosovës, Ambasadori Amerikan, Jeffrey M. Hovenier.

Postimi i plotë:

I pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës, ka qenë miku i madh dhe aleati i Kosovës, Ambasadori Amerikan, Jeffrey M. Hovenier.

Po në këtë shtëpi, sot e pritëm në takimin lamtumirës të tij si ambasador e si mik.

Jeffrey Hovenier, ka qenë shumë më shumë se sa Ambasador. Ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën.

E jashtëzakonshme ka qenë ndihma e tij edhe në kapërcimin e sfidave me të cilat jemi përballur gjithë këto vite si dhe në forcimin e demokracisë në vend.

Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis popullit të Kosovës dhe atij amerikan, Ambasadorit Hovenier, sot i kam ndarë mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat