Kurti viziton kompaninë e ujësjellësit “Prishtina”

Aktuale

Kurti viziton kompaninë e ujësjellësit “Prishtina”

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 16:25
Foto nga vizita

Kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”. Pas takimit me kryeshefin ekzekutiv, Arsim Fetahu, është deklaruar vetëm ministrja Rizvanolli dhe Fetahu.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se ndërmarrja " KRU Prishtina" gjatë tri viteve të fundit ka pasur përmirësime.

"Nga humbja për tre nga katër vitet e fundit, në vitin 2022 ka pasur një fitim prej 300 mijë euro, ndërsa sivjet pritet që fitimi të tejkalojë 600 mijë euro", tha Rizvanolli.

Pas vizitës këtu, kryeministri Kurti do të vizitojë edhe Ndërmarrjen Hidroekonomike "Ibër Lepenci".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat