“Serbia duhet ta njohë Kosovën që të…!”, eurodeputeti vjen me deklaratë të fortë

Aktuale

“Serbia duhet ta njohë Kosovën që të…!”, eurodeputeti vjen me deklaratë të fortë

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 16:35
Eurodeputeti Thomas Waitz

Eurodeputeti Thomas Waitz, ishte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur rreth takimeve që po zhvillohen në Bruksel dhe dialogut Kosovë-Serbi.

Waitz u shpreh se zgjatja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, është diçka shqetësuese. Sipas tij palët duhet të arrijnë sa më parë një marrëveshje, ndërsa Serbia duhet patjetër ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.

“Sot e nesër do të shikojmë lider të rajonit që do zhvillojnë takime me liderët e BE-së dhe të Ballkanit. Kjo mund të jetë një mundësi për të caktuar bisedime të reja.

Megjithatë kjo është shumë e vështirë për momentin pasi për shkak të zhvillimeve të brendshme në Serbi, Vuçiç nuk është shumë i gatshëm për dialogun me Kosovën”,-tha ai. ndërsa shtoi se  “Për Serbinë duhet të jetë e qartë që nuk mund të futet në BE, pa e njohur Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat