Osmani takon Musar: Sllovenia ka rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Aktuale

Osmani takon Musar: Sllovenia ka rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 17:01
Vjosa Osman, e ka pritur sot në një drekë punë homologen sllovene, Natasa Pirc Musar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman, e ka pritur sot në një drekë punë homologen sllovene, Natasa Pirc Musar.

Osmani ka thënë se Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Kosovës.

“Duke folur për marrëdhëniet bilaterale me Slloveninë,  Presidentja Osmani ka potencuar se Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Kosovës, mbështetja e vazhdueshme e së cilës ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, tha ajo.

Presidentja Osmani e ka njoftuar “për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euroatlantik, si dhe për thellim të vazhdueshëm të raporteve me Slloveninë”.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shprehur po ashtu mirënjohjen e thellë në emër të qytetarëve të Kosovës për trupat sllovene që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, e të cilët Presidentja Musar i ka vizituar mbrëmë me rastin e festave të fundvitit”, u shpreh Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat