Nga 559,936 shtëpi/ banesa sa janë gjithsej në Kosovë, 185,953 (33.2% e tyre ) janë të pabanueshme. Këto shifra janë bërë të ditura të enjten nga Agjencia e Statistikave në Kosovë (ASK), përderisa nga viti 2011, kur është bërë regjistrimi i fundit i popullsisë, numri i shtëpive/banesave të pabanuara është dyfishuar.
Ekonomistët alarmojnë se numri kaq i madh i shtëpive të pabanuara është rezultat i migrimit masiv që po ndodhë në vend dhe njëkohësisht investimeve të mëdha në patundshmëri që po ndodhin nga diaspora kosovare.
Nga të gjitha Komunat e Kosovës më së shumti shtëpi/banesa të pabanuara ka në:
-Prishtinë 21.794 shtëpi/banesa të pabanuara
-Prizren 17.057 shtëpi/ banesa të pabanuara
-Ferizaj 15469 shtëpi/ banesa të pabanuara
-Gjilan 12.752 shtëpi/ banesa të pabanuara
– Fushë-Kosovë 10.675 shtëpi/ banesa të pabanuara
-Gjakovë 8421 shtëpi/ banesa të pabanuara
– Pejë 8110 shtëpi/ banesa të pabanuara.