Presidentja Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, zbardhen detaje nga diskutimi

Aktuale

Presidentja Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, zbardhen detaje nga diskutimi

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 17:49
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, gjatë pjesëmarrjes së saj dje në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Osmani bëri të ditur se me Kosin folën për referoma dhe progresin e Kosovës në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe sigurisë.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës në BE, heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës të cilat po i dëmtojnë qytetarët, si dhe potencoi rëndësinë e llogaridhënies për sulmet terroriste dhe aktin e agresionit të vitit të kaluar”, shkroi Osmani.

E para e shtetit përpara takimit dje është shprehur e zhgënjyer me trajtimin që Kosovës po ia bëjnë disa vende të Bashkimit Evropian.

“Arsyeja kryesore është se nuk ka përparim në drejtim të heqjes së masave për Kosovën, ato janë ende në fuqi. Dhe, siç i kemi parë konkluzionet dhe që presim t’i pranojmë, nuk duket se ato do të hiqen këtë dhjetor”, tha Osmani para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat