Zemaj: Vetëvendosja mund t’i shfrytëzojë paratë e pista për sondazhe

Aktuale

Zemaj: Vetëvendosja mund t’i shfrytëzojë paratë e pista për sondazhe

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 18:30
Armend Zemaj.

Sondazhi i fundit i publikuar nga UBO-s e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje me 47.2 për qind duke kryesuar.

Këtë sondazh e ka komentuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj.

Zemaj në emisionin DPT te Fidani tha se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i shfrytëzojë siç tha ai paratë e pista për sondazhe.

“Unë e kam tash vetëm një frikë që paratë e pista dhe paratë e vjedhura nga buxheti i shtetit mund të shfrytëzohen edhe për këtë pjesë. Lëvizja Vetëvendosje, nuk është akuzë, sepse është fakt”, tha Zemaj.

“E shihni se si janë aktivizuar lajmet fake ose fake news që jonë. E shihni tani se si janë duke u aktivizuar facebook-at e tyre se si prodhojnë lajme të rreme”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat