Popullsia e Kosovës po plaket, mosha mesatare 34-vjeç

Aktuale

Popullsia e Kosovës po plaket, mosha mesatare 34-vjeç

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 19:09
Ilustrim

Mbi 1 milion e 600 mijë banor jetojnë në Kosovë sipas rezultateve të para përfundimtare të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. E në këto të dhëna përfshihen edhe serbët e veriut të cilët bojkotuan regjistrimin, por nga ASK tregojnë metodën që përdorën për të prezantuar këto të gjetura.

Numri i banorëve në Kosovë ka rënë që nga vitit 2011.

Sipas të rezultateve të para përfundimtare, në Kosovë jetojnë 1 milion e 602 mijë e 515 banorë.

Duke u zvogëluar kështu nga 1 milion e 739 mijë e 825 banorë sa ishte në vitin 2011.

Përveçse numri i banorëve është zvogëluar, sipas të dhënave popullsia dhe është plakur.

“Grup mosha 15-64 ka një rritje për 1.83, por është karakteristike kjo mbi mosha 64 vjec ku ka një rritje prej 4.26%. Në vitin 2011 ishte rreth  29.97 vjet, kurse tani mosha mesatare  është 34.74 vjet, pra ka një ndryshim ka një plakje kështu në demografi”, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së.

E për herë të parë në Kosovë u regjistruan edhe dëmet e bëra gjatë luftës.

Mirëpo sipas Kastratit, jo të gjithë qytetarët kanë qenë të përfshirë në këtë regjistrim.

“Këto të dhëna ASK vlerëson se ka një nën raportim, sepse jo të gjithë njerëzit që janë ballafaquar gjatë regjistrimit nuk kanë qenë prezent, një pjesë e tyre ka mundur të lëviz jashtë Kosovës. Në bazë të rezultateve gjithsej ekonomi të prekura 154 mijë e 272, dëmet në ekonomi familjare është vlerësuar mbi 5 miliardë euro. Dëmet e luftës në njerëz, të vrarë 11 mijë e 417, të zhdukur 1 mijë e 47, të plagosur 5 mijë e 682, të burgosur 3 mijë e 312, dhe të tjera për torturë, dhunë pasoja psikologjike etj është 193 mijë e 765”, tha ai.

Ani pse regjistrimin e bojkotuan popullsia serbe në veri të vendit, Agjencia e Statisitkave  publikuan disa të dhëna për numrin e tyre.

“Mbi 6 mijë qytetarë janë regjistruar, por shumica nuk mori pjesë, dhe diskutuam me ekspertët ndërkombëtar dhe bazën e vlerësimit të popullsisë për komunitetin serb në atë pjesë e kanë bërë më shumë ekspertët ndërkombëtar. Dhe kemi ardhur në përfundim se në pjesën veriore të Kosovës jetojnë rreth 24 mijë banorë atje dhe janë bashkëngjit kësaj pjese që ka qenë e regjistruar. Andaj, ishte ai numri mbi 1 milion e 602 mijë”, tha Kastrati.

Për rëndësinë e këtij regjistrimi foli edhe kryeministri Kurti.

“Me këtë të dhëna  ne mund të themelojmë strategji të qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe social  duke u siguruar se investimet tona të jenë efikase dhe të sjellin dobi afatgjate”, tha kryeministri Kurti.

Sa i përket numrit të diasporës, janë regjistruar rreth 550 mijë qytetarë dhe procesi i regjistrimit atje është duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat