Dushi: Rezultatet zyrtare të popullsisë, flasin se ne si popull po zvogëlohemi

Aktuale

Dushi: Rezultatet zyrtare të popullsisë, flasin se ne si popull po zvogëlohemi

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 19:18
Mimoza Dushi

Mbi 1 milion e 600 mijë banor jetojnë në Kosovë sipas rezultateve të para përfundimtare të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. E në këto të dhëna përfshihen edhe serbët e veriut të cilët bojkotuan regjistrimin, por nga ASK tregojnë metodën që përdorën për të prezantuar këto të gjetura.

Demografja, Mimoza Dushi ka thënë se këto shifra tregojnë se popullsia e Kosovës është duke u zvogëluar.

Në një intervistë në emisionin “Ditari” ajo tha se Kosova nuk ka dallim nga vendet e tjera të rajonit.

“Këto shifra flasin që ne si popullsi po zvogëlohemi, por nuk kemi ndonjë dallim nga vendet e tjera të rajonit pothuajse të gjitha vendet sot kanë filluar të zvogëlohen, popullsia ka filluar me ndryshua konform edhe vendeve të tjera të cilat janë të Evropës ose më larg, prandaj deri diku përshtatemi me shifrat”, ka deklaruar ajo.

Tutje, ajo se çfarë e shqetëson Dushin është që vlerësimet nuk janë në nivelin e duhur.

Ajo shton se Kosova është vendi i cili ka lindshmërinë më të madhe në Evropë.

“Ajo që mua më shqetëson është që në vitin 2011 kur është bërë regjistrimi i popullsisë të gjitha të dhënat, vlerësimet e popullsisë bazohen në katër faktorë lindjet, vdekjet imigrimet dhe emigrimet, ata që shkojnë dhe ata që vijnë me jetua në Kosovë. Në vitin 2011 kur ne kemi dalë mbi 1.7 milionë banorë, vlerësimet kanë thënë që ne jemi 2.3 milionë banorë, këtë herë kur ne dalim 1.6 milionë banorë kemi dalë si rezultat kur të gjitha vlerësimet po nga Agjencia e Statistikave flasin që ne kemi qenë diku 1.78 milionë banorë, kjo për mua është shqetësuese, sepse nuk po mundemi asnjëherë me qenë në vijë me vlerësimet. Ne jemi vendi i cili e kemi shkallën e lindshmërisë më të madhe në rajon dhe në Evropë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat