Ndërkaq, Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e lidh migrimin dhe varfërinë ekonomike me rritjen e numrit të shtëpive të pabanuara. Ai thekson se këto dy faktorë janë shkaktarët kryesorë që kanë çuar në boshatisjen e shumë fshatrave dhe qyteteve.
‘’ Mendoj që migrimi i popullatës dhe varfëria ekonomike kanë çuar deri te ky numër i shtëpive të pa banuara’’, tha Dreshaj.
Dreshaj beson se situata mund të përmirësohet nëse siguria në vend rritet dhe nëse bëhen investime të qëndrueshme në sektorin e prodhimit vendor. Ai thekson se, gjithashtu, është e nevojshme të krijohen kushte që rinia të gjejë shpresë për të rinjtë në vend.
‘’Kjo mund të rregullohet nëse kthehet siguria në vend, duke u bërë investime të mirëfillta në segmentin e prodhimit vendor dhe duke u rikthyer shpresa për rini në Kosovë’’, përfundoi Dreshaj.