Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, theksuar se migrimi përbrenda Kosovës dhe jashtë vendit ndikon në rritjen e numrit të shtëpive të pabanuara.
‘’Natyrisht edhe migrimi përbrenda Kosovës, por edhe ai jashtë shtetit të Kosovës ndikon që një pjesë e shtëpive të Kosovës të mbeten të pa banuara’’, tha Mulaj.
Sipas tij, shumë qytetarë kanë ndërtuar shtëpi dhe më pas janë larguar, disa duke emigruar jashtë shtetit. Mulaj gjithashtu thekson një fenomen tjetër, atë të ndërtimit të shtëpive të reja për diasporën, të cilat shpesh mbeten të pabanuara pas ndërtimit. Ai e përshkruan këtë si një “kapital të vdekur”, një humbje të madhe për Kosovën
‘’Ndodhë edhe për shkak se një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës kanë ndërtuar shtëpi pastaj kanë dalë në qytete dhe e dimë se edhe një pjesë e madhe kanë dalë jashtë. Është edhe një tendencë në Kosovë që të ndërtohen shtëpi të reja e banesave këto ndërtohen kryesisht për diasporën por që janë të boshatisura. Ne një mënyre këto janë një kapital i vdekur e një humbje e madhe për Kosovën’’, përfundoi Mulaj.