Sociologia Ademi: Qytetet po mbingarkohen, fshatrat po zbrazen, këto janë arsyet

Aktuale

Sociologia Ademi: Qytetet po mbingarkohen, fshatrat po zbrazen, këto janë arsyet

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 19:29
Makfire Ademi

Sociologia Makfire Ademi ka komentuar statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ku thuhet se 33.2% e shtëpive janë të pabanuara. Ajo ka theksuar se dy faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë fenomen janë ai demografik dhe ekonomik.

‘’Statistikat e publikuara sot nga ASK-  ja për shtëpitë e pabanuara na tregojnë faktin se nder shkaqet kryesore mbetet faktori demografik dhe ai ekonomik’’, tha Ademi.

Në aspektin demografik, Ademi ka përmendur migrimin, veçanërisht pas liberalizimit të vizave, që ka çuar shumë qytetarë të Kosovës të emigrojnë jashtë vendit. Po ashtu, ka ndodhur edhe një lëvizje e popullsisë nga zonat rurale në ato urbane, çka ka shkaktuar mbipopullim në qytetet e mëdha si ndërsa fshatrat po boshatisen.

’Faktori demografik, si migrimi sidomos pas liberalizimit te vizave, ku shume qytetar kane migruar jashtë vendit. Por, gjithashtu ka ndodhur edhe lëvizja nga vendet rurale ne ato urbane duke u mbipopulluar kryeqyteti apo qytetet e mëdha dhe duke u zvogluar fshatrat’’, tha sociologia Ademi.

Ademi ka shpjeguar se shumica e emigrantëve kanë investuar në pasuri të patundshme, duke blerë shtëpi që shpesh nuk shfrytëzohen ose përdoren shumë pak, kryesisht gjatë periudhave të pushimeve. Ajo e ka quajtur këtë fenomen “kapital të vdekur”, pasi këto prona nuk kontribuojnë në zhvillimin ekonomik aktiv.

‘’Kjo përqindje na vë në pah edhe faktorin ekonomik, ku shumica e mërgimtareve kane blere banesa apo shtëpi te cilat nuk i shfrytëzojnë apo shfrytëzohen fare pak. Këto banesa apo shtëpi te cilat janë ne posedim te mërgimtareve shfrytëzohen vetëm ne periudhën e pushimeve. Kjo dukuri për ekonominë është një kapital i vdekur’’, tha Ademi.

Për më tepër, sociologia ka theksuar se mos planifikimi i duhur urban dhe rural është një problem i madh. Qytetet po përballen me mbingarkesë, ndërsa fshatrat janë duke u zbrazur, duke krijuar një pasiguri në zhvillimin e balancuar të territorit.

‘’Gjithashtu, mos planifikimi i mirëfillte urban dhe ai rural mbetet fakt shqetësues ku qytetet po mbi ngarkohen dhe fshatrat po mbesin te zbrazura’’, përfundoi Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat