Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar themelimin e Gjykatës së Punës për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe zgjdhur shpejt kontestet e tyre, si dhe krijim të një fondi mbështetës gjatë papunësisë për qytetarët që i humbin vendet e punës.
“Gjykatën e Punës do ta formojmë për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për t’iu garantuar atyre siguri në punë. Ndërsa, fuqinë punëtore do ta ruajmë dhe mbështesim edhe përmes Fondit për Papunësinë.
Të gjithë qytetarët që i humbin vendet e tyre të punës do t’i mbështesim me 80% të pagës së fundit, deri në gjashtë muaj, që t’i përballojnë nevojat e përditshme të jetesës. Gjatë kësaj periudhe, ata do të mbështeten edhe me trajnime profesionale për zhvillimin e aftësive, të cilat do t’i ndihmojnë të gjejnë punë të re dhe t’i përmbushin kërkesat e tregut të punës.
#MaMirë për punëtorët.”, ka shkruar Hamza.