Bedri Hamza premton Gjykatë të Punës dhe Fond për Papunësinë për t’i mbështetur qytetarët që humbin vendet e punës

Aktuale

Bedri Hamza premton Gjykatë të Punës dhe Fond për Papunësinë për t’i mbështetur qytetarët që humbin vendet e punës

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 19:49
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar themelimin e Gjykatës së Punës për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe zgjdhur shpejt kontestet e tyre, si dhe krijim të një fondi mbështetës gjatë papunësisë për qytetarët që i humbin vendet e punës.

“Gjykatën e Punës do ta formojmë për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për t’iu garantuar atyre siguri në punë. Ndërsa, fuqinë punëtore do ta ruajmë dhe mbështesim edhe përmes Fondit për Papunësinë.

Të gjithë qytetarët që i humbin vendet e tyre të punës do t’i mbështesim me 80% të pagës së fundit, deri në gjashtë muaj, që t’i përballojnë nevojat e përditshme të jetesës. Gjatë kësaj periudhe, ata do të mbështeten edhe me trajnime profesionale për zhvillimin e aftësive, të cilat do t’i ndihmojnë të gjejnë punë të re dhe t’i përmbushin kërkesat e tregut të punës.

#MaMirë për punëtorët.”, ka shkruar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat