Nënshkruhet marrëveshja për shkëmbimin e kadetëve mes Kosovës e Kanadasë

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja për shkëmbimin e kadetëve mes Kosovës e Kanadasë

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 22:03
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për Shkëmbimin e Kadetëve mes Qendrës për Studime Universitare të FSK-së dhe Kolegjit Ushtarak Mbretëror Saint-Jean në Kanada

Kjo marrëveshje historike do të mundësojë shkëmbimin reciprok të kadetëve gjatë semestrave dhe viteve akademike, duke filluar nga semestri i dytë i vitit akademik 2024/2025.

Nga fillimi i vitit 2025, kadetët e FSK-së do të kenë mundësinë të ndjekin një semestër studimesh në Kanada, duke shkëmbyer përvoja dhe njohuri me homologët e tyre kanadezë.

Sipas marrëveshjes, kjo iniciativë do të kontribuojë në zhvillimin profesional të kadetëve të FSK-së, avancimin e programit “Nëntoger në Forcat e Armatosura” dhe forcimin e ndërveprueshmërisë ndërkombëtare të FSK-së.

Gjeneral Jashari e ka cilësuar këtë bashkëpunim si prioritet për përmirësimin e edukimit ushtarak dhe rritjen e profesionalizmit të kadetëve dhe oficerëve të FSK-së.

Ai ka theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive ndërkombëtare për Qendrën e Studimeve Universitare, duke kultivuar kulturën e bashkëpunimit me shtete aleate që nga fillimi i karrierës ushtarake.

"Nënshkrimi i këtij Memorandumi është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një nivel ndërkombëtar dhe rritjes së ndikimit të saj në arenën globale", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat