Profesori i shkencave politike në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, i cili iu është bashkuar Partisë Guxo nuk e njeh deputetin e këtij subjekti politik, Burim Metën.
Në emisionin “Këndi i Debatit” analisti politik, Visar Xani ia përmendi Krakit, Burim Metën, pasi që i tha se i duket si huazim i tij në parti.
“Zotri Kraki the kryeministri Kurti po thuajse i kanë qëndrimet identike. Më befason lëvizja për të shkuar në Guxo e jo në LVV. Edhe pse më duket më shumë si një lloj huazimi nga partia e madhe për partinë Guxo. Për shkak që paradite shkoj Meta, pasdite u kthye Kraki – erdh Kraki”, tha ai.
Më pas, Kraki nuk e dinte se për kë po bëhej fjalë.
“Kush është ky djali? Jo! Një djalë që ish nervozuar që ish zhgënjyer që nuk është futur në listë apo…? Nuk e di! Nuk e paragjykoj. Më mirë t’i them djalë se mos me plak njërin para kohe. Një zotëri që ishte në një kanal tjetër para dy tri dite?”, tha ai.
Ndërkohë, Xani tha se në vazhdimësi Kraki i ka mbështetur qëndrimet e Kurtit nga dashuria për punën, sesa për veprimet që i ka realizuar.
“Qëndrimet në vazhdimësi qysh kanë qenë të Kurtit, i ke mbështetur edhe ki të drejtë t’i mbështesësh, por shpeshherë nga aspekti juaj akademik me lë pak me dyshua që kam përshtypjen që më shumë është mbështetur në një aspekt – dashuria për punën për kryeministrin, sesa për veprimet ose qëndrimet që i ka pasur”, deklaroi ai.