Ministri i Bujqësisë, Faton Peci komentoi sondazhet e fundit, duke thënë se ato nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me fushatën, por kanë ngjallur reagime të ndryshme për shkak të periudhës kur janë publikuar.
Ai tha se sondazhi i fundit është pjesë e një procesi të përbashkët që realizohet në intervale të rregullta dhe nuk ka të bëjë ekskluzivisht me fushatën zgjedhore.
“Kuptova që ai sondazh nuk është realizuar për shkak të fushatës.
Është një sondazh që po realizohet çdo tre muaj dhe që përfshin statistika nga fusha të tjera, jo domosdoshmërisht vetëm aspekti politik dhe përkrahjen për partitë”, tha Peci.