Agim Veliu nuk është përfshirë në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Lidhur me këtë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se mos kandidimi i tij erdhi si pasojë e mos propozimit nga dega e Podujevës.
”Nuk ka njeri e as fuqi që e nxjerr Agim Veliun prej LDK-së në një proces të tillë çfare e kemi kaluar ne Agim Veliu e ka pasur pozicionin e vet e ka mbrojtur vet dhe ky komunikim është i drejtpërdrejt me degën nga Podujevë”, tha Haziri.
Haziri: Lista e LDK-së është listë e përfaqësuesve të LDK-së jo e funksionarëve
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” ka folur për listën me emra për deputetë të LDK-së.
Haziri tha se lista e LDK-së është me emra që përfaqësojnë LDK-në e jo funksionar të LDK-së.
”Po du një citat me kthy në memorie ku në një rast Ibrahim Rugova e ka thënë dhe unë e kujtojë me nostalgji se ”kjo lsitë nuk i takon funksionarëve kjo listë i takon besimtarëve të LDK-së”, kjo listë është listë e përfaqësuesve të LDK-së jo si e funksionarëve të LDK-së. Unë Avdullah Hoti Kujtim Shala ne nuk angazhohemi për numër angazhohemi për përfaqësim”, tha ndër tjera Haizi.
Haziri tutje tha se në Listën e LDK-së ka emra të rinjë për çka tha se ”LDK-ja e ka një të mirë që brenda 30 -90 ditëve i bënë emra të mëdhenj”.