Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sonte në pritjen lamtumirëse të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, që u mbajt në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Në adresimin e tij, kryeministri Kurti u shpreh se në këto gati tre vjet sa ka shërbyer Hovenier si ambasador në Kosovë, marrëdhëniet e veçanta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur.
“Koha e juaj në Kosovë është definuar jo vetëm nga profesionalizmi dhe integriteti i juaj, por edhe nga humanizmi dhe mbështetja e juaj e palëkundur për popullin tonë”, u shpreh kryeministri, njofton Zyra e Kryeministrit.
Ai tha se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor i Kosovës.
“Ambasador, dijeni që Kosova do jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ne do të jemi këtu për t’ju mirëpritur – si një mik i dashur i yni”, tha kryeministri.