Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se Ministria e Bujqësisë ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm, duke kaluar nga institucioni më i korruptuar në një nga më transparentët në vend.
Ai theksoi se gjatë mandatit të tij, janë eliminuar praktikat e korrupsionit që kishin karakterizuar Ministrinë për dekada, duke instaluar qeverisje transparente dhe meritokraci.
“Ministria e Bujqësisë ka qenë institucioni më i korruptuar në nivel të vendit para katër vitesh.
Ndërsa, në dy vitet e fundit, sipas raporteve të organizatave të shoqërisë civile, ajo është vlerësuar si institucioni më transparent,” tha Peci.