Peci: Ministria e Bujqësisë ishte më e korruptuara para katër vitesh, tani është ndër më transparentet

Aktuale

Peci: Ministria e Bujqësisë ishte më e korruptuara para katër vitesh, tani është ndër më transparentet

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 23:04
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se Ministria e Bujqësisë ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm, duke kaluar nga institucioni më i korruptuar në një nga më transparentët në vend.

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij, janë eliminuar praktikat e korrupsionit që kishin karakterizuar Ministrinë për dekada, duke instaluar qeverisje transparente dhe meritokraci.

“Ministria e Bujqësisë ka qenë institucioni më i korruptuar në nivel të vendit para katër vitesh.

Ndërsa, në dy vitet e fundit, sipas raporteve të organizatave të shoqërisë civile, ajo është vlerësuar si institucioni më transparent,” tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat