Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ndau një histori suksesi të një familjeje nga Peja, që është kthyer nga Amerika për të investuar në bujqësi dhe industri në Kosovë.
Peci tregoi se familja kishte aplikuar për ndërtimin e një shtalle dhe kishte plotësuar të gjitha kriteret për të përfituar nga programet e granteve të Ministrisë.
“Më kujtohet një familje jashtëzakonisht e mirë në Pejë, vëllezër që janë kthyer nga Amerika. Përveç punës në përpunimin e aluminit, ata kanë aplikuar për ndërtimin e një shtalle dhe vazhdojnë veprimtarinë me shumë sukses”, tha Peci.
Ai vlerësoi se këto histori suksesi tregojnë potencialin që ka bujqësia në Kosovë, kur përkrahet me plane strategjike dhe programe konkrete.