Kraki: Kosova me Kurtin është risistemuar, kishte shpartallim sistematik

Aktuale

Kraki: Kosova me Kurtin është risistemuar, kishte shpartallim sistematik

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 23:29
Nezir Kraki

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Nezir Kraki, deklaroi se konteksti politik në Kosovë ka evoluuar me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Krakit, evoluimi ka ndodhur pasi që ka pasur veprime të Qeverisë Kurti që e kanë shtyrë realitetin në terren të ndryshojë në shumë aspekte.

“Konteksti politik ka evoluuar. Nëse konteksti politik ka evoluuar do të thotë se ka pasur veprime të qeverisë, të cilat e kanë shtyr realitetin në terren me evoluua në shumë aspekte. Është shumë pozitive që mos ta kemi konfiguracionin e njëjtë politik pas katër vitesh. Sepse, po ta kishim pasur nuk do të kishte qenë diçka shumë e çuditshme”, tha ai.

Profesori universitar në Francë deklaroi se LVV-ja edhe e ka risistemuar shtetin, që sipas tij, ishte nevojë absolute, pasi që tha se Kosova ishte e shpartalluar sistematikisht.

“Unë jam nga ata që mendojnë se ka mjaftueshëm argumente që kjo qeveria ta marrë edhe një mandat 4-vjeçar.  Ka super argumente. E para, ripozicionimi i Kosovës si shtet serioz e si palë serioze në raportor së pari me Serbinë tani edhe me partnerët. E dyta, risistemimin e Kosovës. Ka qenë nevojë absolute që Kosova, e cila u gjet në atë kohë e shpartalluar me shpartallim sistematik. Nuk bëhej fjalë për një shkelje ose korrupsion – një devijim të lokalizuar, por bëhej fjalë për një çrregullim total të sistemit, në të gjitha aspektet. Edhe në aspektin ndërkombëtar të subjektivitetit të Kosovës….”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat