Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke ofruar një program të mirë.
Sipas Ejupi-Hajzeraj, LDK ka bërë disa reforma në partinë e tyre.
“LDK deri më tani ka prezantu një program. Ka pru disa reforma në partinë e tyne, ku kanë ni listë shumë të mirë me gra dhe burra”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.
Ndërkaq, Ejupi-Hajzeraj pati kritika për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ai po flet keq për gjyqësorin, po akuzon gjyqësorin, mediat, analistët dhe të gjithë. Kush tamon nuk po i bjen VV-së”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.