Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi dyshohet se të njëjtit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duke bërë mashtrime me subvencione.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, arrestimi i tyre ka ndodhur të enjten.
Njoftimi
“Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike, pas sigurimit të informatave lidhur me mashtrimin e ndarjes së subvencioneve, për një klub basketbolli nga i dyshuari mashkull kosovar, në cilësinë e kryetarit të komisionit për ndarjen e grandeve në Obiliq dhe e dyshuar femër kosovare monitoruese e implementimit të subvencioneve, të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.