Qytetarët të shqetësuar me çmimet e larta për energji elektrike dhe ngrohje

Aktuale

Qytetarët të shqetësuar me çmimet e larta për energji elektrike dhe ngrohje

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 11:08
Ilustrim

KESCO thotë se nuk ka rritje të çmimit të energjisë, ASK-ja flet për një rritje prej 5.9 të energjisë elektrike në muajin nëntor.

Rritja e pandalshme e çmimeve të produkteve përball pagave të ulëta janë shqetësim kryesor i qytetarëve në Kosovë. Por, përveç kësaj, qytetarët shprehën edhe një brengë tjertër, e që ka të bëj me faturat e larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes, që ua vështirësojnë edhe më shumë ekzistencën.

“O këta nuk janë normal, gjithçka u shtrenjtua njerëzit për buk nuk kanë parë kqyri çmimet e tjera qysh jonë hy pune invalid i luftës jom për për barna nuk po kom pare e le më për sene të tjera”

“Po krejt janë shtrenjtu është anomali mos me u shtrenjtu edhe këto dyja po kti populli ja kajtën nanën t’jemi t’kjartë”

” Njeri sa të është gjallë jeton po qysh jeton se”

“Vallahin mujin e kalum ka ardh 40 euro këtë muaj 95 euro”

Edhe pse Agjencia e Statistikave, flet për një rritje prej 5.9 % të çmimit të energjisë elektrike në muajin nëntor krahasuar me muajin tetor. Nga KESCO, e mohojnë një gjë të tillë.

“Sa i përket energjisë elektrike, nuk ka pasur rritje të çmimeve të saj. Shqyrtimi i rregullt i shqyrtimit të tarifave bëhet gjithmonë në maujt e parë të vitit nga ZRrE-ja, dhe këto tarifa hyjnë në fuqi nga 1 Prilli.

Ndërkohë, zyrtarë të Termokosit”, përkundër që fillimisht pranuan të flasin për këtë çështje, më vonë gjatë ditës nuk gjetën kohë për të dhënë ndonjë sqarim se pse qytetarët në kryeqytet kanë pranuar fatura të larta për ngrohje.  Agjencia e statistikave flet për një inflacion mujor prej 0.2%, ndërsa inflacioni në vitin 2024, kundrejt vitit paraprak 2023 është 0.7%. Ndërkaq mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake shënuan rritje prej 4.5% krahasuar me vitin e kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat