Në një vetaksident komunikacioni të ndodhur sot në veri, janë lënduar pesë zyrtarë policor të Kosovës.
Pas aksidentit policët e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës Laura Nushi në një prononcim ka thënë se për trajtim mjekësor kanë ardhur pesë policë.
“Rreth orës 7:50 kemi pranuar nga ambulanta e Zubin Potokut tre policë të lënduar të Njësisë Kufitare. Aksidenti ka ndodhur me veturë zyrtare, ku të përfshirë kanë qenë pesë policë. Në fillim kanë ardhur tre, pastaj kanë ardhur edhe dy policë të tjerë. Gjendja e tyre është e lehtë, kanë pësuar lëndime të lehta. Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra në emergjencë të gjithë janë liruar për në shtëpi”, ka thënë drejtoresha Nushi.
Ajo ka treguar se asnjë policë nuk ka pësuar fraktura.