Mbledhja e përbashkët parlamentare nis me Himnin e Kosovës dhe atë Kombëtar

Aktuale

Mbledhja e përbashkët parlamentare nis me Himnin e Kosovës dhe atë Kombëtar

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 11:33
Pamje nga Kuvendi

I ka hapur punimet e saja mbledhja mes dy parlamenteve të vendeve shqip-folëse, Kosovës dhe Shqipërisë.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës sot u mblodhën liderët e të dyja shteteve bashkë me kryekuvendarët, Glauk Konjucfa dhe Elisa Spiropali.

Në fillim të seancës janë lëshuar Himni i Kosovës dhe Himni Kombëtar.

Në këtë mbledhje janë të pranishëm 130 deputetë. 70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat