Analisti Milaim Nela, ka komentuar mbledhjen e përbashkët Kosovë- Shqipëri që po mbahet në Prishtinë.
Sipas Nelës, mbledhja nuk është bashkim, por trishtim dhe prania e Ramës që nuk e mbrojti asnjë ditë e asnjëherë Dardaninë përballë Serbisë e Vuciqit nuk është bashkim, por poshtërim.
Nela thotë se Kosovë kurrë nuk ka qenë më e rrezikuar se nga Shqipëria zyrtare e Edi Ramës.
“Edi Rama edhe kur Shqipërisë ju dha mundësia të drejtonte Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk e mbrojti në asnjë rast Kosovën dhe të bëhej avokat i saj por ja la fushën e lirë të shpifjeve Aleksandar Vuçiçit e Serbisë. Shqipëria e Edi Ramës ishte ajo që nën sundimin e tij refuzoi të miratojë qoftë edhe një rezolutë që dënonte genocidin serb mbi Kosovën! Kurrë në historinë e saj edhe kur nuk ishte shtet Kosova nuk ka qenë më e rrezikuar nga Shqipëria se sa nga Shqiperia Zyrtare e Edi Ramës! Shqipëria duke qenë shtet eksperimental sorosian në funksion të hegjemonisë ekonomiko-politike serbe dhe interesit serb gjithçka brenda dhe jashtë saj e bëri kundër Kosovës! Shqipëria ishte e para që në terma praktikë i vuri sanksione Kosovës para atyre të Bashkimit Europian në vend që të ishte ZËRI i saj kudo ku ajo kishte zë e kudo ku kishte fjalën. Shqipëria e Edi Ramës i mëshon të ashtquajturit dialog shqiptaro-serb dhe krijimit të Asociacionit serb brenda Kosovës më shumë se sa vetë Serbia dhe negociatorët pro-serbë të Brukselit. E këtë e bën duke e qenë e vetëdijshme për efektin shkatërrues të këtij asociacioni brenda Kosovës që jo vetëm nuk ju shërben serbëve të Kosovës por shkatërron në themel të ardhmen dhe shtetësinë e shtetit më të ri në Ballkan. Ky kuvend i përbashkët butaforik dhe pa asnjë esencë kombëtare e kombëtariste dëshmoi se Kosova dhe Shqipëria janë afër dhe të afrueshëm politikisht aq sa magneti tërheq një copë dërrasë”, ka shkruar Nela pos tjerash.
Shkrimi i plotë:
Kuvendi butaforik i përbashkët dhe kontrasti ulëritës Rama-Kurti!
Mbledhja e deputetëve të dy gjysmave shqiptare në Prishtinë në mbledhje të përbashkët nuk është bashkim, është trishtim.
Prania e Edi Ramës njeriut që nuk e mbrojti asnjë ditë e asnjëherë Dardaninë përballë Serbisë e Vuçiçit nuk është as bashkim e as mbrojtje për Kosovën por është poshtërim i saj!
Edi Rama nuk i dënoi siç duhet asnjërin nga sulmet terroriste shtetërore serbe ndaj Kosovës por përkundrazi në çdo forum ndërkombëtar ku ka përfaqësuar qeverinë shqiptare ka mbrojtur e justifikuar Vuçiçin e Serbinë sa herë i është dhënë rasti dhe asnjëhere Kosovën!
Gjatë pushtetit dhe sundimit 12 vjeçar të klanit soro-rilindas të Edi Ramës nuk kemi patur asnjë njohje të shtetit të Kosovës si rezultat i diplomacisë së shtetit shqiptar!
Edi Rama edhe kur Shqipërisë ju dha mundësia të drejtonte Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk e mbrojti në asnjë rast Kosovën dhe të bëhej avokat i saj por ja la fushën e lirë të shpifjeve Aleksandar Vuçiçit e Serbisë.
Shqipëria e Edi Ramës ishte ajo që nën sundimin e tij refuzoi të miratojë qoftë edhe një rezolutë që dënonte genocidin serb mbi Kosovën!
Kurrë në historinë e saj edhe kur nuk ishte shtet Kosova nuk ka qenë më e rrezikuar nga Shqipëria se sa nga Shqiperia Zyrtare e Edi Ramës!
Shqipëria duke qenë shtet eksperimental sorosian në funksion të hegjemonisë ekonomiko-politike serbe dhe interesit serb gjithçka brenda dhe jashtë saj e bëri kundër Kosovës!
Shqipëria ishte e para që në terma praktikë i vuri sanksione Kosovës para atyre të Bashkimit Europian në vend që të ishte ZËRI i saj kudo ku ajo kishte zë e kudo ku kishte fjalën.
Shqipëria e Edi Ramës i mëshon të ashtquajturit dialog shqiptaro-serb dhe krijimit të Asociacionit serb brenda Kosovës më shumë se sa vetë Serbia dhe negociatorët pro-serbë të Brukselit.
E këtë e bën duke e qenë e vetëdijshme për efektin shkatërrues të këtij asociacioni brenda Kosovës që jo vetëm nuk ju shërben serbëve të Kosovës por shkatërron në themel të ardhmen dhe shtetësinë e shtetit më të ri në Ballkan.
Ky kuvend i përbashkët butaforik dhe pa asnjë esencë kombëtare e kombëtariste dëshmoi se Kosova dhe Shqipëria janë afër dhe të afrueshëm politikisht aq sa magneti tërheq një copë dërrasë.
Shqipëria gjatë sundimit të Edi Ramës jo vetëm nuk e hoqi kufirin administrativ me Kosovën por përkundrazi ju vendosi edhe nja dy kufij të tjërë gjobëvënës shqiptarëve të Kosovës që duan të vizitojnë Shqipërinë dhe dhe atyre të Shqipërisë që duan të vizitojnë Kosovën, një në Thirrë e një në Thumanë!
Edi Rama gjatë 12 viteve të sundimit të tij bëri që "të huajt, ata kosovarët" ta braktisin bregdetin shqiptar e të shkonin në vende tē tjera të rajonit!
Mesazhet e dhëna sot nga drejtuesit politikë të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë Soro-Rilindase ishin si dy drejtëza të mythëta e kishin të përbashkët vetëm gjuhën shqipe e asgjë tjetër!
Kosova kërkonte mbrojtje nga Shqipëria për kauzat e saj e të kombit shqiptar e Shqipëria fliste me gjuhën e Brukselit e "vendeve të paangazhuara"!
Kryeministri i Kosovës kërkoi veprimtari aresimore e sportive të përbashkëta me Shqipërinë kur kjo e fundit e injoron jo vetëm interesin por edhe ekzistencën e Kosovës e ato që ajo kërkon në fakt i organizon me Serbinë!
Sot nga foltorja e Kuvendit të Kosovës u çorrën gjoja për shqiptarizëm ata që shqiptarizmit në këto 12 vjet i kanë bërë dëmin më të madh!
Sot foli për heqje sanksionesh ndaj Kosovës ai që me veprime e mosveprime e me mbrojtjen që i ka bërë Serbisë deri më sot vetë Edi Rama ka kontrubuar më shumë se kushdo në vendosjen e këtyre sanksioneve tmerrësisht të padrejta!
Në se ka hipokrizi në politikë sot ajo ishte ulur këmbëkryq në mes të Prishtinës!
Edi Rama sot nuk harroi ti jepte Serbisë edhe një shërbim të fundit para zgjedhjeve të 9 shkurtit duke i kërkuar Kosovës ti bindet unilateralisht të gjitha kërkesave të Serbisë për hatër të Europës.
Ai shfaqi dëshpërimin e tij për mbajtjen e disa anëtarëve të 'klanit të Rognerit' në Hagë e kërkoi edhe njëherë lirimin e tij se pa ata duket që ai nuk e rikthen dot ndarjen e veriut të Kosovës!
Ai shkoi deri atje sa kërkoi rezolutë nga Kuvendi i Kosovës për lirimin e tyre. Ai foli në favor të kësaj rezolute tashmë jo si kryeministër i Shqipërisë por si kryetar i partisë qê krijoi Dushani e Miladini në vitin 1941!.
Albin Kurti nga ana e tij në tërësi foli si shtetar i përgjegjshëm duke prekur pikat delikate e duke dhënë mesazhet e duhura në mbrojtje jo vetëm të shtetit të tij por edhe interesit dhe të të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi gjë që Edvin Ramës as nuk i shkoi nëpër mend!
Shqiptarët këtej e andej kufirit të heqin dorë nga fasadat e shpifura si kjo e sotmja e të sillen si shtetarë të përgjegjshëm duke punuar pa fasada si kjo e sotmja.
Por duke thënë këtë asgjë nuk do të ndodhê nëse shqiptarët e Shqipërise Londineze nuk do ta shkulin një minutë e më parë kancerin 'soro-rilindas që ka pushtuar Shqipërinë!