La anash Kurtin e Ramën, Vjosa Osmani largohet nga mbledhja e dy Parlamenteve, përshëndetet vetëm me...

Aktuale

La anash Kurtin e Ramën, Vjosa Osmani largohet nga mbledhja e dy Parlamenteve, përshëndetet vetëm me...

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 13:21
Pamje nga Kuvendi

Ndërkohë që ende nuk ka përfunduar mbledhja e Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është larguar nga salla.

Ajo që ka rënë në sy është fakti që Osmani në largim ka takuar vetëm kryetarët e dy Kuvendeve, Spiropali e Konjufca, por jo dy kryeministrat, Rama dhe Kurti.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani në seancë ka folur për integrimin evropian të vendit.

Para të pranishmëve, ajo tha se angazhimi i Kosovës për anëtarësim në BE është i pandashëm.

“Edhe Kosova si përherë mbetet me përkushtim të palëkundur për integrim evropian dhe angazhimi ynë në këtë drejtim është i përditshëm. Aspirata jonë nuk është për anëtarësim në BE nuk është vetëm një qëllim politik, por pasqyrim i asaj kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë, pasqyrim i identitetit tonë dhe i vizionit tonë. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Evropës qindra vite para se të themelohej BE, prandaj vlerat që qëndrohet BE-ja sot qëndrojnë edhe në themelet e kombit tonë”.

“Fatkeqësisht pengesat me të cilat Kosova përballet Kosova në këtë drejtim janë tejet të mëdha padrejtësisht ndaj kombit të Kosovës, sa vijnë e rriten, për ti përballuar këto na duhet mbështetja e Shqipërisë, BE do të jetë më i sigurt dhe më i plotë me shtetet tona”, tha Osmani.

Më tutje, ajo theksoi se: “Anëtarësimi në NATO do t’i jep përfundimisht fund apetiteve hegjemoniste e destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovë, për të arritur këtë të ardhme të përbashkët është jetike që ne të forcojmë bashkëpunimin, koordinimin vazhdimisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat