Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Kurtin.
Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët, Haradinaj ka thënë se Kurti është në shërbim të Serbisë e Rusisë.
“Hapat e pakoordinuar të Qeverisë bënë që Serbia të shihet si viktimë. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Kryeministri ynë ka shkuar deri aty sa Blinkenin e ka quajtur naiv.
Në vendin tonë tenderët njëburimorë janë kthyer në gjakderdhje financiare, në vendin tonë është vjedhur mielli e vaji, pasuli është shpallur sekret shtetëror. Kryeministri sapo mashtroi më herët për investime në mbrojtje. Çdo veprim i Kurtit është në agjendë të Serbisë e Rusisë, bëri përpjekje në Shqipëri, por ju nuk e lejuat”, tha Haradinaj.