Haradinaj nuk i kursen akuzat ndaj Kurtit as në seancë solemne: Sapo mashtroi, veprimet e tij janë në agjendë të Serbisë e Rusisë

Aktuale

Haradinaj nuk i kursen akuzat ndaj Kurtit as në seancë solemne: Sapo mashtroi, veprimet e tij janë në agjendë të Serbisë e Rusisë

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 13:28
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Kurtin.

Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët, Haradinaj ka thënë se Kurti është në shërbim të Serbisë e Rusisë.

“Hapat e pakoordinuar të Qeverisë bënë që Serbia të shihet si viktimë. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Kryeministri ynë ka shkuar deri aty sa Blinkenin e ka quajtur naiv.

Në vendin tonë tenderët njëburimorë janë kthyer në gjakderdhje financiare, në vendin tonë është vjedhur mielli e vaji, pasuli është shpallur sekret shtetëror. Kryeministri sapo mashtroi më herët për investime në mbrojtje. Çdo veprim i Kurtit është në agjendë të Serbisë e Rusisë, bëri përpjekje në Shqipëri, por ju nuk e lejuat”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat