Arben Gashi: T’i lëmë anash inatet e të punojmë së bashku

Aktuale

Arben Gashi: T’i lëmë anash inatet e të punojmë së bashku

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 13:46
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, bëri thirrje për më shumë bashkëpunim, duke i lënë anash inatet.

“Historinë e kemi të përbashkët, kulturën e kemi të përbashkët, Gjuhën Shqipe e kemi të përbashkët, miqtë e kombit i kemi të përbashkët, figurat kombëtare i kemi të përbashkët, pra krejt i kemi të përbashkët, prandaj në punë e angazhim duhet të jemi bashkë, veçse nëse e largojmë paksa inatet”, tha ai.

Ky bashkim i dy Kuvendeve, sipas tij, është diçka e natyrshme.

“Jemi bërë bashkë jemi ulur bashkë ngase zëri i qytetarëve tanë nga të dyja vendet tona natyrshëm na kërkojnë për të punuar bashkë e për të bashkëpunuar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat