Përfundon takimi Rama- Kurti, ja për çka u dakorduan kryeministrat

Aktuale

Përfundon takimi Rama- Kurti, ja për çka u dakorduan kryeministrat

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 14:20 Përditësuar në ora: 14:53 më 20.12.2024
Albin Kurti - Edi Rama

Takohen Kurti e Rama, raportohet se u dakorduan për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Ka zgjatur vetëm 6 minuta takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, pas mbledhjes së dy kuvendeve në Prishtinë.

Takimi u mbajt në ambientet e ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

Nuk dihet kush ka qenë biseda mes dy kryeministrave e cila para kamerave u mbyll me një shtrëngim duarsh, raporton “Report Tv”.

Siç raporton media, nga qeveria është bërë e ditur së në këtë takim është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030. 

​Kurti takim me Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po pret në takim homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti dhe Rama vazhduan tek objekti i qeverisë për takim bilateral.

Nuk dihet nëse pas takimit do të ketë deklarata për media. 

Kurti dhe Rama po takohen pas një "ftohje", kohëve te fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat