Takohen Kurti e Rama, raportohet se u dakorduan për organizimin e Lojërave Mesdhetare
Ka zgjatur vetëm 6 minuta takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, pas mbledhjes së dy kuvendeve në Prishtinë.
Takimi u mbajt në ambientet e ndërtesës së qeverisë së Kosovës.
Nuk dihet kush ka qenë biseda mes dy kryeministrave e cila para kamerave u mbyll me një shtrëngim duarsh, raporton “Report Tv”.
Siç raporton media, nga qeveria është bërë e ditur së në këtë takim është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030.