Policia e Kosovës ka mbajtur konferencën e saj të fundvitit përkatësisht prezantimi i punës dhe aktiviteteve policore, prezantimit të raportit të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, prezantimi i aktiviteteve në fushën e Policimit në Bashkësi, policëve sektorialë dhe bashkëpunimi me qytetarë, media e OJQ.
Në këtë konferencë ka folur edhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha i cili ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të mbetet ndër institucionet më të besueshme në vend.
“Rrugëtimi i Policisë së Kosovës që nga themelimi ka qenë dhe mbetet i ndërtuar mbi vlera demokratike dhe profesionale”.
Tutje Hoxha ka thënë se pas dorëheqjeve masive të kolegeve të tyre serb veri të Kosovës, policia ka hapur tre konkurse vetëm për minoritetet.
“Pas dorëheqjeve masive të kolegëve në Mitrovicë veriore, Policia e Kosovës ka hapur 3 konkurse vetëm për minoritete. Gjatë këtyre tri konkurseve kemi rekrutuar rreth 170 zyrtarë policor, prej tyre 12 kanë dhënë dorëheqje pas presioneve nga grupe të ndryshme”, ka thënë Hoxha.
Në këtë konferencë është prezantua “Polici i sektorit”.
“Policët që do të punojnë në lagje të caktuara që do të jetë me foto të policëve dhe me detyrat që ai do ti kryej në kuadër të Policisë.
Po ashtu aty do të jetë harta se ku do të punoj. Polici obligohet të shpërndaj këtë kartel në zonën e vet të përgjegjësisë. Kjo do të bëhet në gjithë Kosovën.
Disa nga kartelat janë shpërndarë për disa policë të pranishëm.