​Kosova dhe Shqipëria zyrtarisht bashkë në Lojërat Mesdhetare

Aktuale

​Kosova dhe Shqipëria zyrtarisht bashkë në Lojërat Mesdhetare

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 15:06
Pamje nga takimi

Kosova dhe Shqipëria anë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e sportit të lundrimit në qytetin e Durrësit.

Ky sport do të zhvillohen në Durrës në kuadër të Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030, raporton KosovaPress.

Ky bashkëpunim vjen për shkak se Kosova nuk ka dalje në det dhe rrjedhimisht nuk kishte kushte për zhvillimin e lojërave në ujë brenda territorit të saj.

“Edhe një moment i rëndësishëm drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030". Me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy shteteve tona për organizimin e sportit të lundrimit në qytetin e Durrësit”, ka shkruar zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat