Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin tetor 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Ndërkaq, kjo agjenci thotë se në tetorin e këtij viti kishte më shumë energji elektrike në dispozicion sesa në muajin tetor 2023.
Gjatë muajit tetor të këtij viti, ASK thotë se energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 544.16 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 391.74 GWh apo 10.09 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8.29%.
Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në tetor 2024 ishte 254.41 GWh kurse eksporti në të njëjtën periudhë ishte 250.46 GWh. Këtu, ASK thotë se janë të përfshira edhe sasia e transmisionit.
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton ose 23.78% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Të dhëna kryesore të energjisë:
Energjia elektrike bruto në dispozicion: 544.16 GWh
Konsumi i energjisë elektrike: 391.74 GWh (+10.09% krahasuar me Tetor 2023)
Energjia alternative në konsum: 8.29%
Bilanci i Energjisë:
Importi i energjisë elektrike: 254.41 GWh
Eksporti i energjisë elektrike: 250.46 GWh
Prodhimi i thëngjillit: 723.12 mijë ton (+23.78% krahasuar me Tetor 2023)