Zhvillimet e fundit në Hagë, Tomë Gashi komenton pranimet e fajësisë për ndikimet në dëshmitarë - jep ‘lajmin e keq’ për Thaçin!

Aktuale

Zhvillimet e fundit në Hagë, Tomë Gashi komenton pranimet e fajësisë për ndikimet në dëshmitarë - jep ‘lajmin e keq’ për Thaçin!

Nga: A.M. Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 17:01
Tomë Gashi dhe Hashim Thaci

Në Hgaë janë ngritur disa aktkuza për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve.

Haxhi Shala, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari, si dhe Sabit Januzi, u deklaruan fajtorë lidhur me akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe atë të frikësimit.

E një gjë të tillë, nuk po e pranon Hashim Thaçi.

E pas këtyre zhvillimeve në Hagë, ka reaguar avokati Tomë Gashi, duke ironizuar me pyetjen se mos “Albin Serbia” iu tha ta pranojnë fajësinë.

Madje, Gashi tha se me këto pranime të fajësisë, i është lehtuar dënimi të lartpërmendurëve, por iu është rënduar situata Thaçit, përcjell “Bota sot”.

“Një pyetje për këtë vikend

A i shtini “Albin Serbia” apo “Albin Rusia” apo ndoshta “Albin UDB- a” me pranu fajësinë në Gjykatën Speciale antikombëtare në Hagë, për ndikim në dëshmitarë!

Me këtë pranim të fajësisë, ata ia lehtësuan vetës dënimin e ia rënduan shumë pozitën Hashim Thaçit ...

Nejse, shokë i ka pasë, ata e dijnë më së miri qysh i bie fundi kësaj pune.!”, shkroi ndër të tjera Tomë Gashi.

Kujtojmë se, teksa rasti i parë gjyqësor kundër ish-udhëheqësit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, po shkon drejt përfundimit në Hagë, Gjykata Speciale së fundi ka ngritur aktakuzën e dytë kundër tij - këtë herë për pengim të drejtësisë, duke kthyer gjithë vëmendjen mbi të dhe mbi deklarimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat