Akuzat ndaj Kurtit, Ramabaja ‘shpërthen’ ndaj Haradinajt: Nuk do duhej të hynte as…!

Aktuale

Akuzat ndaj Kurtit, Ramabaja ‘shpërthen’ ndaj Haradinajt: Nuk do duhej të hynte as…!

Nga: A.M. Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 17:18
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në mbledhjen e dy kuvendeve shqiptare, të Kosovës e të Shqipërisë, e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mashtrim, derisa shkoi edhe më larg duke thënë se veprimet e tij janë në agjendë të Serbisë e Rusisë.

E për këtë deklaratë të Haradinajt ka reaguar ashpër profesori Sadri Ramabaja, përcjell “Bota sot”.

Ai në një postim në Facebook, u shpreh se “Po të funksiononte kodi i së drejtës sonë zakonore, kodi i mirësjelljes së kuvendarëve, Ramushi nuk do të duhej të gëzonte privilegjin të hynte më as në odat e Dukagjinit, e mos të flasim për Kuvendin e Republikës”.

Postimi i plotë

Një varg i këngës së Isuf Agës, me një ndërhyrje të vogël, do t'i përshtatej shumë paraqitjes së sotme të Ramush Haradinajt në seancën solemne të dy Kuvendeve të dy Republikave tona.

Po të funksiononte kodi i së drejtës sonë zakonore, kodi i mirësjelljes së kuvendarëve, Ramushi nuk do të duhej të gëzonte privilegjin të hynte më as në odat e Dukagjinit, e mos të flasim për Kuvendin e Republikës.

Hejj - hejjjj, kur don zoti me të korit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat