Takimi i LDK’së me 150 kompani, Azemi: Përmes bashkëpunimit me bizneset do të ndërtojmë një të ardhme më të zhvilluar për të gjithë ne

Aktuale

Takimi i LDK’së me 150 kompani, Azemi: Përmes bashkëpunimit me bizneset do të ndërtojmë një të ardhme më të zhvilluar për të gjithë ne

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 18:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka falënderuar pjesëmarrësit në takimin e sotëm me 150 kompani.

Sipas tij, kjo ngjarje tregon angazhimin e tyre të vazhdueshëm për mbështetje dhe zhvillim të biznesit në Kosovë.

Po punojmë pa u lodhur për të krijuar një mjedis më të favorshëm dhe më të qëndrueshëm për bizneset, duke u siguruar që politika jonë e re të jetë e orientuar drejt rritjes dhe mundësive për çdo sipërmarrës”.

Ai njoftoi se gjatë këtij takimi, prezantuan programin e LDK’së për zhvillimin e ekonomisë, një program që sipas tij, është i nevojshëm për të fuqizuar sektorin privat dhe për të hapur mundësi të reja për gjithë vendin.

“Përmes bashkëpunimit me bizneset do të ndërtojmë një të ardhme më të zhvilluar për të gjithë ne!”, shkroi Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat