“Mik i Serbisë dhe armik i Kosovës”, Bytyçi me kritika të ashpra ndaj Ramës dhe fjalimit të tij në Kuvend – përmend disa gjëra!

Aktuale

“Mik i Serbisë dhe armik i Kosovës”, Bytyçi me kritika të ashpra ndaj Ramës dhe fjalimit të tij në Kuvend – përmend disa gjëra!

Nga: A.M. Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 18:20
Edi Rama

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar në lidhje me mbledhjen e dy kuvendeve shqiptare, me theks të veçanntë ndaj Edi Ramës dhe fjalimit të tij.

Ai theksoi faktin se si kryeministri Rama nuk nuk foli për rezoluta kundër genocidit serb në Kosovë, por për rezolutë kundër Gjykatës Speciale, për shpëtimin e Thaçit.

Po ashtu, Bytyçi kritikoi edhe disa pjesë të tjera të fjalimit të Ramës, të cilin e vlerësoi si “mik të Serbisë e armik të Kosovës”.

“Kush dëgjon Edi Ramën, kush e simpatizon atë, kur e respekton dhe e nderon kryeministrin e Shqipërisë duhet të dijë se është njësoj sikur të nderosh e respektosh presidentin e Serbisë!”, tha ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Edi Rama nuk zhgënjen asnjëherë. Edhe sot ishte në lartësinë e detyrës së tij si kryeministri më i mirë për Serbinë që nga koha e Pashiqit! Prandaj nuk ndjeva kurrëfarë zhgënjimi. Kush beson se ai rikthehet në hullinë e interesave të Kosovës e të shqiptarëve, është e do të jetë tepër i gabuar!

Por ama Albin Kurti, Fatmir Mehdiu, Gaz Bardhi e të tjerë ia çorrën maskën. Nuk ia pranuan tezën sipas së cilës "Shqipëria para pak kohësh ishte delja gjysëm e zezë ose gjysëm gri". I thanë se Shqipërinë e gjete anëtare të NATO-s dhe me liberalizim të vizave dhe Kosovën të pavarur de facto nga 10 qershori 2007, përmes presidentit George Ë. Bush në prezencë të ish-kryeministrit Sali Berisha!

Edi Rama nuk kthen, nuk bëhet më. Mbas gjashtëdhjetë vitesh i je bërë os s'je bërë. Sot ai nuk foli për rezoluta kundër genocidit serb në Kosovë, por për rezolutë kundër Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Për shpëtimin e Hashim Thaçit, i cili i ka pranuar vetë krimet e tij kundër shqiptarëve. Sot nuk e përmendi asnjëherë Serbinë e Vuçiq, as vetë presidentin serb. Por përmendi Serbinë e para 25 viteve të mundur. Sot ai nuk i përmendi dy aktet më të tmerrshme terroriste të Serbisë kundër Kosovës. Por këtë ia kujtoi Albin Kurti.

Edi Rama nuk është me në tokë. Sot ai foli vetëm për një Shqipëri imagjinare të samitit të NATO-s më 2027 dhe të mbylljes së bisedimeve për në BE, po në vitin 2027. U mburr me një Shqipëri fasadë, madje me dy ngjarje hipotetike, që nuk kanë ndodhur ende. Sepse nuk ka akoma asnjë vendim për të dy afatet, me të cilat ai mburret dhe i ka fiksuar në kokën e tij!

Dymbëdhjetë vite në pushtet dhe ende nuk gjen diçka me të cilën të mburret. Mburret me ato që sipas tij do të ndodhin në të ardhmen.

Edi Rama mbetet po ai që është. Mik i Serbisë dhe armik i Kosovës. Me nota "patriotizmi" bëri thirrje për bllokim dhe bojkot të negociatave. Kujton se Albin Kurti është si Luli. Qëllimi që Serbia të ringrihet dhe rihabilitohet në sytë e opinionit perendimor dhe Kosova të akuzohet për destabilizim. Qëllimi tjetër që Kosova "njëanshëm" të krijojë asosacionin!

Kush dëgjon Edi Ramën, kush e simpatizon atë, kur e respekton dhe e nderon kryeministrin e Shqipërisë duhet të dijë se është njësoj sikur të nderosh e respektosh presidentin e Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat