Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije që Armenia nga sot e njohë pasaportën e Republikës së Kosovës.
Kurti thotë më tej që pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarish, përcjell “Bota sot”.
Në fund, ai uron qytetarët e vendit duke përgëzuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Postimi i plotë
Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë.
Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë.